
Tiranë, 1 shkurt 2014, NOA.al- Zhvillohet sot në Tiranë konferenca Kombëtare “Ligatinat dhe Bujqësia, Partnerë në Zhvillim”. Të pranishëm në këtë konference ishte i pranishem ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave Edmond Panariti dhe Ministri i Mjedisit Lefter Koka, etj. Gjatë fjalës së tij ministri Panariti tha se duhet të punohet fort për të mos lejuar shkeljen e standardeve ekologjike dhe prishjen e ekuilibrave natyror. Sipas ministrit për shkak të prishjes së ekuilibrit natyror në liqenin e Butrintit brenda një viti është zhdukur 30% e species së midhjes. “Po flas për liqenin e Butrintit. Vitin që kaloi patëm humbje mbi 30% të species së midhjes si rezultat i prishjes së rëndë të ekuilibrit lagunor. Kjo ndodhi nga mosrespektimi i bilanceve natyror. Ndërprerja e furnizimit me ujë të freskët nga Bistrica për shkak të përdorjes së ujit për bujqësi. Bllokimi i kanalit që e lidh me detin. Ka nevojë urgjente për tu thelluar.”- i shpreh Panariti.
Me tej ai nënvizoi faktin se, Shqipëria është një vend i bekuar pasi zotëron një rrjet ligatinor të pa shoq që shtrihet nga veriu në jug. “Ne mbartim 70% të pasurisë sonë të biodiversitetit, por është përgjegjësi jona e përbashkët për ta menaxhuar në mënyrë të mençur. Që në fillim të mandatit tim kam pasur në fokus rishikimin e procesit në tërësi të rrjetit ligatinor pasi po shkelen rëndë standardet kriteret ekologjike të biodiversitetit”, theksoi ministri.
Ndërsa Ministri i Mjedisit, Lefter Koka, tha se menaxhimi i potencialeve të mëdha natyrore lë shumë për të dëshiruar. Megjithatë Koka u shpreh optimist se ngritja e dy agjensive të posaçme për mbrojtjen e pasurive kombëtare do të japin e efektin e tyre.e.gj/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





