
Shkodër, 1 shkurt 2014, NOA.al- Një tjetër ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmë në Shkodër, duke e shtuar pasigurinë tek banorët. Persona të maskuar kanë grabitur me armë një kazino në qytet.
Policia bën të ditur se ngjarja është regjistruar gjatë orëve të natës, në bulevardin ‘Zogu i Parë’ në lagjen Parrucë, ku 2 persona të paidentifikuar kanë grabitur një kazino në pronësi të shtetasit Manfred Qerimaj.
Sipas policisë grabitësit kanë marrë nga kazinoja shumën prej 400 mijë lekëve të reja, për tu larguar menjëherë nga vendngjarja.
Gjithashtu po gjatë kësaj nate në Shkodër është grabitur edhe dyqani i një kompanie celulare në lagjen ‘Vasil Shanto’. Policia ende nuk ka zbuluar nëse dy vjedhjet kanë lidhje me njëra tjetrën, pra nëse janë bërë nga të njëjtët persona por po heton për ngjarjne. e.gj/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





