Transmetuar më 01-02-2014, 08:57

Shkodër, 1 shkurt 2014, NOA.al- Në orët e para të mëngjesit Policia e Shkodrës ndaloi një autobus me 52 persona, në pikëm doganore në Muriqan, të cilët ishin nisur drejt Gjermanisë.
Sipas policisë këta persona dyshohet të jenë pjesë e një trafiku klandestinësh pasi të gjithë kanë ftesë nga i njëjti person gjerman dhe nuk kanë adresë të vendit ku do të qëndrojnë. 52 pasagjerët janë nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, por kryesisht nga veriu.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e këtij rrjeti i cili dyshohet të jetë trafik klandestinësh. noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





