
Tiranë, 1 shkurt 2014, NOA.al- Të nderuar lexues, kjo është një pasqyrë e faqeve të para të disa prej gazetave kryesore, për ditën e shtunë, 1 shkurt 2014.
Gazeta “Panorama” ka si argument kryesor, “ Rrëfimi i Sinanit. Atentati ndaj Kollozit u pagua 7500 euro. Më thanë se duhej ta trembja. Bosi i naftës që do të vritej, u paralajmërua me tritol.
-Zbardhet SMS e plotë e Mark Frrokut për Jozefina Topallin.
-Rama rikthen nismën “Shqipëria një euro”
-Burgu i Rrogozhinës në flakë, 50 të asfiksuar.
-Fatos Nano rikthehet nga Vjena dhe vendoset në vilën luksoze në Tiranë.
Gazeta “Shekulli” ka si titull kryesor, “ Si vura tritolin banesës së ish-deputetit Kollozi. Rrëfimet e killerit Sinani për shpërthimin e tritolit tek banesa e ish-drejtorit të ALUIZNIT. Keqardhje për ekzekutimin e biznesmenit Agron Çela.
-Zjarr në burgun e Rrogozhinës, asfiksohen 14 të burgosur.
-Padia, vajza e ish-deputetit të PD, grabiti emigrantët në Itali. Ministria e Jashtëm denoncon abuzimet e konsulles shqiptare në Milano, Nausika Spahia.
-Reforma territoriale. Ish-deputeti Selami Xhepa dhe biznesi kundër Bashës.
Gazeta “Shqip” ka si titull kryesor, “ Jeta e shfrenuar e vrasësit me pagesë. Pas çdo krimi largohej për pushime të gjata e të shtrenjta. U jepte miliona nënës dhe motrave.
-Peleshi: Jemi të vendosur ndarja territoriale brenda shtatorit.
-Rama:Toka dhe godina 1 euro përjetë për italianët.
-Nëna e tetraplegjikes së abuzuar, shtatzënia më çudit.
-Sulmuan autobusin pasi lanë lekët në poker.
-Zjarr në burgun e Rrogozhinës asfiksohen rreth 50 të dënuar.
Gazeta “MAPO” çelet me shkrimin kryesor, “ Zgjedhjet në PD/ marshimi i parë
i Bashës në parti. Ringritja e demokratëve pas shock-ut elektoral të 23 qershorit. Kush janë 39 të deleguarit që do të drejtojnë zgjedhjet e brendshme dhe si e përfaqësojnë ata
trashëgiminë historike të Berishës dhe vizionin e ri të Bashës. Ç’do të ndodhë me demokratët që nuk kanë votuar më 23 qershor dhe a do të zbatohet parimi ‘një anëtar, një votë’?
-Si i shpëtoi atentatit biznesmeni i naftës, Mitro: Prefektin e kam mik.
-Niko Peleshi Jeta kërkon një Krisht për çdo hap.
-Al Haji: Fronti i luftëtarëve shqiptarë në luftën e Sirisë.
-Meta: Detyrimet e SHISH, pjesë e ekzekutivit, të jetë më efektiv
Gazeta “Koha Jonë” ka si titull kryesor, “Duhet ngritur në këmbë krejt Shteti, shoqëria dhe media. Atentate, tritol, politikë, të lidhura me biznese të mafies. Nëse nuk reagojmë, rrezikojmë të kthehemi si Siçilia në vitet ’70.
-Solis: Qeveria duhet t’i bëjë reformat me bisturi, e jo me sëpatë apo me shpatë.
-Presidenti Nishani: Rrëzimi i dekreteve, arsyetimi i mazhorancës i pabazuar.
-Kriminelët ndërkombëtarë, 10 njerëzit më të kërkuar në botë.
Gazeta “Shqiptarja.com” ka si argument kryesor, “Përfitues e humbës. Të gjitha kategoritë që “lajnë hesapet” ose jo me burgun, nisur nga mosha dhe krimi. Gati amnistia për të burgosurit. Ja kush kalon nga qelia në shërbimin e provës.
-Voziua në Itali/Edi Rama: Investitorëve objekte për 1 euro.
-Zbardhen sherret dhe jeta pre sheikësh e killerave.
-Qyteti Studenti /Drejtorja: Gjetëm 1.3 mln euro detyrime
-Si trajtoheshin punëtorët nga Vlora në Guine Ekuatoriale e.gj/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





