
Qepa është një produkt i rëndësishëm për recetat tona ushqimore, e cila e ka origjinën nga Azia dhe më tej nëpërmjet grekëve u importua edhe në Europë.
Është një bimë e cila rritet rregullisht prej vitesh, ndërsa për kultivimin e saj preferohet klima e ftohtë.
Shija karakteristike e bën të preferuar për mishin, orizin, supën, lëngjet, salcat si dhe një sërë pjatash të tjera.
Qepa është lehtësisht e tretshme ndaj mund të hahet nga të gjithë, pasi në të spikasin kripërat minerale, vitaminat, veçanërisht vitamina C, por ngrënia e saj ndihmon edhe në tretje.
Gjithashtu përmban edhe kalcium, potas dhe magnez në sasi të bollshme, si dhe përmban hormonin e glukoninës që ka një rol të fuqishëm kundër diabetit./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





