



Shumë personazhe të njohur bëjnë bilancin e vitit që lamë pas dhe shprehin dëshirat e Vitit të Ri. Ermal Merdani, ish-misteri që u bë i njohur si lojtar i “Big Brother 5”, shprehet i kënaqur në lidhje me fatin që pati në dashuri që i solli 2013-ta.
Në mes të vitit 2013 ai nisi një lidhje të re më vajzën që quhet Eriselda, lidhje e cila e ka bërë atë të ndihet vërtet i plotësuar.
“Jemi shumë të lumtur me njëri-tjetrin. E dua vajzën që kam në krah, pasi është një femër shumë e rrallë. E vlerësoj mjaft, e po ashtu edhe ajo të njëjtën ndjenjë ka kundrejt meje. Ndihem vërtet i lumtur që e kam njohur. Shumë shpejt kemi bërë plan të bëjmë pushime dimërore të dy”, tregon Ermali, citon gazeta "Panorama".
Për sa i përket një hapi më serioz në lidhjen e tyre këtë vit të ri, Ermali duke theksuar se viti 2014 hyri me femrën që ai e konsideron të duhur, pohon se “ende nuk kemi vendosur diçka konkrete”, duke mos e përjashtuar një vendim të tillë në të ardhmen.
Lidhjen e tij me Eriselda Levanaj, Ermali e bëri publike menjëherë pas mbylljes së fushatës zgjedhore në verë, kur ai ishte i angazhuar me Forumin Rinor Demokristian.
Me diplomimin në Degën e Shkencave Politike, ai vendosi të kalojë pushimet e para me të dashurën në plazhet e Jugut. Së bashku ata realizuan foto të nxehta, duke mos e fshehur pasionin për njëri-tjetrin në publik.
Nuk dihet për ndonjë projekt të ri të rikthimit të Ermalit në ekran pas pjesëmarrjes në programin “Tjetri” vitin e kaluar, ku shfaqej çdo mesditë si çorientuesi i lojtareve femra të këtij programi në “Top Channel”.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





