

Një tjetër lajm të hidhur e ka vlerësuar ish-Kryeministri Sali Berisha, parashikimin e “The Economist” për destabilizim të vendit. Përmes rrjetit social facebook, Berisha rendit shkaqet kryesore që mund të çojnë në protesta të qytetarëve, sikundër analizon dhe revista prestigjoze në një shkrim të saj dy ditë më parë.
“Te dashur miq, revista e majte me e famshme e planetit “The Economist” iu dergoi shqiptareve nje kartoline te hidhur per festat e fundvitit. Ajo parashikon shqiptaret ne protesta gjate muajve qe vijne dhe paralajmeron destabilizim te vendit.
Shkaqet me kryesore te ketyre zhvillimeve qendrojne:
1-Ne zhgenjimin e qytetareve shqiptar nga premtimet elektorale te provuara mashtrime te Edi Rames per kujdes shendetesor, legalizime falas, heqjen e TVSH-se per ushqimet dhe energjine, uljen e taksave per 97% te shqiptareve;
2- Rritjen e taksave dhe rritjen e madhe te borxhit publik qe do te shoqerohet me rritjen e shpejte te varferise dhe papunesise dhe uljen e te ardhurave; bllokimin e proçesit te integrimit nga qeveri Rama – Meta si rezultat i dhunimit te Kushtetutes, ligjeve, vendimeve te gjykatave me vendime qeverie” shkruan Berisha.
Për ish-kryeministrin Berisha kjo këmbanë alarmi e lëshuar nga revista “The Economist”eshte nje lajm i hidhur pas flet per ndikimin e eger qe do kene ne gjendjen ekonomike te familjeve shqiptare rritja e borxhit publik dhe rritja e taksave, sikundër largon investitoret e huaj nga Shqiperia si nje vend me rrezik te larte destabilizimi.
Sipas tij qytetaret shqiptare nuk duhet te pajtohen kurre me rritjen tejet te rrezikshme te taksave dhe borxhit publik nga qeveria Rama-Meta.
Prestigjozja britanike The Economist e rendit Shqiperine ne vendet me rrezik te larte per t’u pershire nga protesta masive gjate vitit 2014. Ne nje analize te Njesise se Inteligjences se Revistes, thuhet se ankthi ekonomik eshte thuajse nje parakusht per proteste. Teksa merr si shembull Ukrainen, Brazilin, Argjentinen, Meksiken, Tunizine, Egjiptin apo Turqine, “The Economist” shkruan se pabarazia sociale dhe pakenaqesite politike kane nxjerre qytetaret e ketyre vendeve ne rruge. Tashme, resiztenca, mund te koordinohet me lehtesi me te madhe se kurre, pasi jetojme ne ekopen e smartfoneve.
Laza Kekiç nga Njësia e Inteligjencës e The Economist, thote se renia e te ardhurave dhe papunesia e larte nuk kane sjelle gjithnje protesta. Por kur problemet ekonomike shoqerohen me elemente te tjere, rreziku per destabilitet eshte i larte. Keto elemente qeveria e dobet, pabarazia sociale, niveli i ulet i sherbimit social apo tensionet entike. Theksohet se vecanerisht erozioni i besimit tek qeverite dhe institucionet, pra nje krize e demokracise, jane shkaqet kryesore qe po shkaktojne trazira kohët e fundit.
Njesia e inteligjences ka matur rrezikun e trazirave sociale ne 150 vende, duke i ndare ne 5 kategori. Ato me rrezik teper te larte, me rrezik te larte, te mesem, te ulet dhe shume te ulet.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





