Transmetuar më 11-12-2013, 19:04

Tiranë, 11 dhjetor 2013, NOA.al –Vodafone Albania fiton çmimin vjetor të Infocom Telecom ku mbështetës i saj ishte edhe NOA.al, Agjencia Kombëtare e Lajmeve. Ceremonia u mbajt dje në Tiranë dhe Vodafone Albania iu akordua cmimi për prezantimin e produktit më të mirë mbarëbotëror Vodafone Red.

Ky forum i përvitshëm i sektorit të telekomunikacionit vlerëson ecurinë e kompanive shqiptare të fushës së komunikimeve elektronike dhe tashmë ka krijuar traditën e vet të dhënies së çmimeve për kompanitë, drejtuesit dhe produktet e kësaj industrie.

Gjatë fjalës përshëndetëse, Drejtori i Departamentit të Finacës në Vodafone Albania, Alexandre Mauricio u shpreh se kompania Vodafone Albania si operator lider në Shqipëri në futjen e risive teknologjike, gjithmonë synon të ofrojë zgjidhje efikase për komunikim të shpejtë, cilësor dhe të përballueshëm për të gjithë shqiptarët.

Produkti Vodafone Red solli në Shqipëri risinë e komunikimit të vërtetë pa limit dhe integrimit të një pakete shërbimesh brenda të njëjtit produkt.

Vodafone Red është zgjidhja inteligjente e planeve tarifore me kontratë për çdo biznes dhe individ që dëshiron të komunikojë pa limite, me tarifa të thjeshta dhe transparente, brenda dhe jashtë vendit.

Planet me kontratë Vodafone Red përfshijnë telefonata dhe mesazhe pa limit, internet, mundësinë e ndarjes së internetit me numra të tjerë, ruajtjes së të dhënave nëpërmjet aplikacionit cloud, mbrojtjes së të dhënave personale në telefon, si dhe përftimit të një shërbimi model të kujdesit ndaj klientit.

Më shumë mbi risitë e vazhdueshme të Vodafone gjeni këtu./f.b/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit