

Tiranë, 6 dhjetor 2013, NOA.al- Të nderuar lexues, kjo është një pasqyrë e faqeve të para të disa prej gazetave kryesore në vend, për ditën e premte, 6 dhjetor 2013.
Gazeta “Panorama” ka si argument kryesor, “Ndryshon ligji, legalizimet falas për shërbimin, toka paguhet”.
Tituj të tjerë janë; “Basha: Brenda 3-4 vitesh nisin zgjedhjet dhe analizat në PD”
“Fotot me armë të viktimës në Facebook, babai: Mësuesit më thoshin se ishte më i urti”.
“Dhunoi familjen, djali vret me çekiç të atin”.
Gazeta “Shqip” çelet me shkrimin, “Plani për çarmatosjen e vendit. Masa emergjente pas vrasjes së nxënësit 16 vjeçar brenda në shkollë”.
Tituj të tjerë janë; “Parlamenti Europaian, votë unanime për statusin kandidat".
“Vrasja në Durrës mund të kthehej në masakër, autori kishte 16 plumba në armë”.
“Djali vret babanë për të shpëtuar nipin”.
Gazeta “Shekulli” vë në fokus kryesor shkrimin, "Legalizimet, hiqen dy tarifa. Lame zbardh strategjinë për ndërtimet informale”.
Tituj të tejrë janë; “Lulzim Basha: Nuk kam folur me Arvizu për armët kimike”.
“Krujë, krim brenda familjes, djali vret të atin me çekiç: Na rrihte i dehur”.
Gazeta “Mapo” ka si shkrim kryesor; “Vrasja në shkollë, nisi nga një grindje në autobus, autori: Si e fsheha armën”.
Tituj të tjerë janë; “Kompleksi “Jon”, Basha: Shpronësimi i pallatit rrëzon alibinë e qeverisë se është i paligjshëm”.
“Buxheti rrezikon hyrjen në fuqi në janar, ja dy zgjidhjet e Canit”.
Gazeta Shqiptare
Dosja ‘Dritan Lamaj’ merret në mbrojtje dëshmitari kyç Një 41 vjeçar nga Lezha merret në mbrojtje speciale nga programi i dëshmitarëve.
Tituj të tjerë të gazetës: Shpëtim Gjika: Edi Ramës i kamë thënë “dorëzoj çelësat në Shesh të Flamurit!” PE: “Statusi për Shqipërinë. Meta: Reformat do t’i vazhdojmë"
Gazeta “Koha Jonë” ka si argument kryesor; “Qera, korent dhe miliona të vjedhura në TVSH! Bujar Leskaj duhet të shkundë prapë RTSH-në se akoma nuk ka dalë hileja e madhe tek antenat”.
Tituj të tjerë janë; “Meta: Marrja e statusit, kapitull i ri për përgjegjësitë e Shqipërisë”.
“Legalizimet, 50 mijë aplikantëve u janë marrë lekët, por nuk u është dhënë leja e ndërtimit”.
“Monika Kryemadhi: Siguria e jetës për fëmijët tanë, kryefjala e reformës në arsim”.
Gazeta “Rilindja Demokratike”
Babai i 15-vjeçarit akuzon policinë Dritan Varaku: Policia e Durrësit ishte njoftuar disa herë për konfliktet mes dy nxënësve, por nuk ndërhyri për të parandaluar vrasjen.
Gazeta “Zëri i Popullit” PE miraton Rezolutën për Shqipërinë Statusi, Bushati: Do punojmë deri në minutën e fundit për të bindur vendet anëtare
Gazeta “Integrimi” Unanimitet votash, rezoluta e PE-së: T`i jepet statusi kandidat Shqipërisë. /a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





