Transmetuar më 02-12-2013, 20:02

Tiranë, NOA.al- Sipas MeteoAlb, orët e para të mëngjesit do të vijojnë me vranësira dhe shira të karakterit lokal në vend por duke ju afruar mesditës do të ketë largim gradual të vranësirave dhe shirave duke bërë që të shfaqen kthjellimet.

Pjesa e dytë e ditës do të sjellë përmirësim të motit në të gjithë territoriun dhe për pasojë zonat e ulëta dhe bregdetare do të jenë nën ndikimin e kthjellimeve ndërsa me alternim të kthjellimeve dhe vranësirave të herë pas hershme paraqiten zonat malore verilindore dhe juglindore.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie me 2- 3 gradë si në vlerat minimale edhe në ato maksimale.

Era do të fryjë mesatare si në tokë dhe në det duke arritur shpejtësine 35 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke bërë që dallgëzimi në det të jetë 2 ballë.

Europa

Pjesa më e madhe e kontinentit Europian do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme kontientale dhe për pasojë moti i qëndrueshëm do të jetë dominues. Konkretisht me diell paraqiten: Europa veriperëndimore, jugperëndimore, Europa qendrore si edhe një pjese e rajonit të Mesdheut.

Ndërsa ndryshe paraqitet moti në veri dhe verlindje të kontinentit ku vranësirat dhe reshjet e shiut dhe dëbores do të jenë të pranishme. Po ashtu me vranësira dhe reshje të pakta shiu e dëbore do të jetë edhe rajoni i Balltikut./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit