

Tiranë, 30 nëntor 2013, NOA.al-Që nga dita e nesërme, gjobat e policisë rrugore do të paguhen nga qytetarët në bankë ose në postë. Kështu ka deklaruar në rrjetin e tij social facebook, ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri. Në një postim të bërë vetëm 10 minuta më parë, kreu i dikasterit blu e ka motivuar këtë ndryshim të pagesës me faktin se në sportele gjallon korrupsioni.
Gjithashtu Tahiri ka theksuar se debitorët me gjoba të pashlyera nuk do të lejohet të dalin nga territori i Republikës së Shqipërisë. Ata do të lejohen të largohen vetëm pasi të paguajnë gjobat. Këto janë vetëm masat e para për reformimin e Policisë Rrugore dhe disiplinimin e qarkullimit rrugor, ka përfunduar postimi i Saimir Tahirit në rrjetin social. /f.b/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





