

Festat po afrojnë. Bashkë me ushqimet e shijshme dhe festat me pije e kërcime, vijnë dhe disa kilogramë më tepër. Është thuajse e pashmangshme të mos shtosh kilogramë duke ngrënë e pirë ushqime e pije kalorike. Ëmbëlsirat bëjnë të tyren. Por një klinikë në Cleveland, SHBA, ka zbuluar një metodë, që jo vetëm ju mundëson të mos shtoni kilogramë, por madje të humbisni disa.
Sipas yahoohealth, këshilla të mira të kësaj klinike janë të bërit rregullisht ushtrime. Edhe në ditët e festave trupi ynë duhet të bëjë ushtrime fizike për të nxitur metabolizmin si dhe për të djegur kalori.
Frutat dhe perimet duhet të jenë të ushqimet më të pranishme në tavolinën tuaj, në mënyrë që të ngopeni dhe të mos synoni gatimet kalorike. Kur niseni të shkoni në një festë, përpiquni të hani diçka të shëndetshme. Në këtë mënyrë, nuk do të shuani urinë me ushqimet kalorike që do të shërbehen atje. Dhe e fundit këshillë që vjen për festa: zvogëloni sa të mundeni racionet e ushqimeve që konsumoni. /f.b/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





