Transmetuar më 30-11-2013, 17:56

Kakavijë, 30 nëntor 2013, NOA.al- Policia shqiptare bllokon në Kakavijë një autobus me 25 sportistë grekë. Burimet bënë të ditur për NOA, se lajmi është konfirmuar dhe nga Kryetari i Federatës së Taekwondo, Fatmir Bardhoci.

Në një intervistë për televizionin news 24, Bardhoci ka thënë se në autobus gjenden 25 sportistë grekë nga mosha 6-12 vjeç, që do të vinin në Durrës për kampionatit e kësaj lloj teknike të karatesë, që nis nesër. Motivi i ndalimit të sportistëve grekë nga pala shqiptare është mungesa e pasaportave. Sipas burimeve policore, 10 nga sportistët nuk kanë asnjë dokument identifikimi. Ky ka qenë shkaku që u pengua hyrja e autobusit për në tokën shqiptare.

Sipas Bardhocit, ata janë bllokuar prej 5 orësh në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës, ndonëse janë të pajisur me certifikata dhe karta identiteti. Ai shprehet gjithashtu se 130 sportistë të tjerë kanë kaluar para tyre, ndërsa autobusi i fundit u ndalua nga policia shqiptare. /f.b/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit