

Ishulli grek në Egje, Santorini, është një nga më të famshmit në Ballkan. Madje, turistë të shumtë nga Europa, SHBA e më gjerë nuk ngurrojnë ta vizitojnë. Është vërtetuar se ai është krijuar si pasojë një vullkani, ndër më të mëdhenjtë në histori, që shpërtheu rreth 3600 vjet më parë.
Por ajo çka ende mbetet një mister, është fakti nëse Santorini është një mbetje e kontinentit të Atlantis. Spekulimet kthehen prapa tek filozofi grek, Plato, që jetoi në vitet 429-347 para Krishtit, i cili mendohet të ketë thënë se e mori këtë lajm nga gjyshi i tij, të transmetuar nga Soloni i Madh. Versioni historik i zhdukjes së Atlantisit lidhet me mitologjinë, sipas së cilës populli u soll keq dhe zemëroi zotat. Ata e zhvendosën kontinentin derisa e zhdukën.
Çfarëdo që ka ndodhur në të shkuarën, ajo çka dihet me siguri është se Santorini është xhevahiri i ishujve grekë. Me limanet në ujërat e thella, falë zotave të zemëruar dhe peizazhit panoramik prej 980 këmbësh të lartë, në industrinë e turizmit, Santorini konsiderohet si ishulli më i bukur në botë. /f.b/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





