

Patra, 30 nëntor 2013, NOA.al-Policia greke publikon identitetin e autorit të vrasjes së ndodhur dje në Patra. Ai quhet Arti Janka dhe është një emigrant 33-vjeçar me shtetësi shqiptare. Burime policore bëjnë të ditur gjithashtu se viktima quhet Natalia Vutsina, një 43-vjeçare nga qyteti i Patrës. Gruaja vdiq nga plagët e marra nga një thikë, në gjoks dhe kurriz. Mjekët ligjorë konkluduan se mes autorit dhe viktimës kishte pasur përleshje para se të ndodhte krimi. Thika me të cilësn u krye vrasja, u dorëzua nga Janka në policinë e Patrës dhe është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Pas dorëzimit dje në polici, Janka ka deklaruar se e kreu krimin për motive të dobëta, pasi kishte pasur një lidhje intime me viktimën. Sipas rrëfimit të tij, ai kishte punuar për disa kohë në shtëpinë e Vutsinës, ku ajo banonte me të shoqin dhe fëmijën e tyre të vogël. Nuk dihet ende nëse pretendimet e shqiptarit për një lidhje mes tyre janë të vërteta. Policia po punon për zbardhjen e kësaj ngjarjeje. /f.b/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





