Transmetuar më 30-11-2013, 09:57

Pak ditë më parë, Victoria Beckham vendosi në shitje veshjet e saj më të shtrenjta, për të ndihmuar me shumën e mbledhur Kryqin e Kuq. Tani, ish bukuroshja e Spice Girls ka vendosur të ndahet nga një objekt me vlerë emocionale dhe ekonomike njëkohësisht.

Objekti është kurora e përdorur gjatë martesës së saj. Kurora e përdorur gjatë dasmës me David Beckham në vitin 1999, do të vihet në ankand për tu shitur më 5 dhjetor të këtij vit. Objekti është vendosur në shtëpinë e shitjes Bonhams, pasi ka marrë konfirmimin nga stilistja, dhe mendohet se do të shitet me një çmim i cili varion nga 21 në 31 mijë euro.

Bizhuja princërore, e krijuar nga dizenjuesi Slim Barrett, është e përbërë nga një strukturë e arit të verdhë prej 18 karatësh, dhe është e dekoruar nga diamantë të shkëlqyer./a.s/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit