Transmetuar më 29-11-2013, 20:35

Podgoricë, 29 nëntor 2013, NOA.al –Përfaqësuesit e qeverisë gjermane theksojnë se Mali i Zi zë një vend të veçantë në zgjerimin e Bashkimit Evropian. Kryenegociatori Aleksandër Andria Pejoviç ka qëndruar në Berlin në konsultimet e rregullta me përfaqësuesit e ministrisë gjermane për punët e jashtme.

Ai është takuar edhe me zëvendës drejtorin e përgjithshëm për punë të jashtme dhe marrëdhëniet me BE, Peter Shof dhe me shefin e repartit për marrëdhëniet e jashtme të Unionit, Kristof  Recllaf.

Pejoviç i ka informuar bashkëbiseduesit me aktivitetet aktuale, duke theksuar rëndësinë e hapjes së kapitujve deri në fund të këtij viti, si stimulim plotësues për rrjedhën e përgjithshme dhe cilësisë së procesit. /f.b/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit