Transmetuar më 29-11-2013, 17:48

Komisionari për zgjerim në BE, Stefan Fule në një letër që i ka nisur ministrave të jashtëm të BE është shprehur optimist për marrjen e statusit të vendit kandidat nga Shqipëria. Sipas tij, vendi unë ka bërë hapa të rëndësishëm në përmirësimin e luftës kundër korrupsionit. Ka gjithashtu një vendosmëri të lartë në rritjen e qeverisë. Konsensusi ndërpartiak është një tjetër hap i mirë që ka bërë Shqipëria.

Fule ka theksuar në letrën e tij se ndër të tjera, organizimi i zgjedhjeve parlamentare në muajin qershor është një tjetër hap pozitiv, në favor të vendit tonë.

Reformat në sistemin gjyqësor, në administratën publike dhe reformat parlamentare janë ndër hapat e tjerë të rëndësishëm të marra nga Shqipëria. Në letrën e tij, Fule ka renditur dhe disa nga masat e ndërmarra nga qeveria gjatë këtyre muajve në kuadrin e plotësimit të kushteve për anëtarësim në BE, luftën kundër korrupsionit, reformave në polici, dogana, tatime, arsim, pushtet lokal dhe shëndetësi.

Letra e komisionarit për zgjerim Fule, ka si qëllim informimin e ministrave të jashtëm, që do të vendosin për dhënien ose jo të statusit të vendit kandidat për Shqipërinë në muajin dhjetor. /f.b/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit