Transmetuar më 29-11-2013, 15:10

Juventus kërkon të nënshkruajë me mesfushorin e Manchester United, Nani, në muajin Janar, citon Supersport. Bardhezinjtë deshirojnë ta marrin në formë huazimi portugezin, në merkaton e Janarit, por nga ana tjetër, Red-Devils nuk planifikojnë huazimin e tij pasi objektivi i tyre është shitja përfundimtare e luzitanit.

Pavarësisht se Juventusi kryeson klasifikimin e Serie A, tekniku Conte nuk është i kënaqur me skemën 3-5-2 dhe do të dëshironte në ekip një futbollist si Nani, që do t’i mundësonte italianit ndryshimin e skemës në 4-3-3.

Torinezët do t’i mundësonin Nanit pagën që ai mer aktualisht te United, 114 mijë Euro në javë, deri në fund të sezoni,t dhe me pas do ta blenin atë në mënyrë përfundimtare.

Conte gjithmonë ka qenë një admirues i lojtarëve si Tevez , Nani dhe Walcott, dhe pasi bëri të mundur transferimin e Carlitos nga City kërkon të bëjë të njëjtën gjë më Nanin nga rivalët e të njëjtit qytet.

Futbollisti me origjinë nga Kepi i Gjelbër u transferua në “Old-Trafford” në vitin 2007 nga Sportingu i Lisbonës, dhe vetëm para disa muajsh nënshkroi kontratën e re që zgjat deri në 2018-ën. Përveç portugezit, Conte pëlqen edhe lojtarin e Parmës Jonathan Biabiany, por dhe francezin e PSG, Jeremy Menez.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit