

Edhe pse janë të ndarë, dëshira dhe vullneti i tyre për të qenë prindër të pranishëm dhe të dashur ka bërë që Monica Bellucci, në një intervistë të saj të fundit të deklarojë se do të kalojnë Krishtlindje të veçanta së bashku me ish-bashkëshortin dhe dy vajzat e tyre, Dava dhe Leonie.
“Festat do i kalojmë në familje, unë, Vincent dhe vajzat. Nuk e di ende se ku, por ndoshta në Londër ose Paris”, shprehet Monica.
Duket se marrëdhënia mes ish bashkëshortëve është e ekuilibruar, gjë të cilën e pranon edhe vetë Bellucci e cila thotë se gjithçka ecën normalisht edhe pse në drejtime të ndryshme, pas 18 vitesh bashkë.
Aktorja shton më tej, “Jam 49 vjeç dhe kam një forcë që nuk e kam ndier kurrë më parë. edhe kur isha shumë më e re dhe isha më e bukur. Deri më tani, di që në shkurt do xhiroj një film anglez, ndërsa në mars do të jem në Serbi. Gjithsesi ju kujtoj se unë jam Monica dhe ja 50 vjeç”./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





