
Të dhënat po ngarkohen...

Policia ka aplikuar ligjin e Sheriatit në qytetin e Kano të Nigerisë, duke thyer publikisht rreth 240 mijë shishe birrë, si nismë kundër sjelljeve imorale në zonë.
Pija alkoolike e ndaluar u sekuestrua në një kamion, ndërsa transportuesit e saj u shoqëruan në polici.
Përgjegjësi i Kano, Aminu Daurawa, tha gjatë ceremonisë se shkatërrimi i shisheve duke aplikuar ligjin e sharia është një mënyrë për ti dhënë fund konsumit të produkteve të ndaluara.
Një buldozer i rëndë shkatërroi shishet shoqëruar me thirrjet “Allahu Ekber”./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
