

Edhe sot, emisioni televiziv “Fiks-Fare” trajtoi korrupsionin që ka mbuluar insitucionet e ligjit. Gjate programit u denoncua se si funksionon më së miri struktura e sekserëve dhe avokatëve që flasin dhe marrin para në emër të gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Kamerat sollën fakte për lirimin e një të arrestuari tjetër të ngjarjes në Fushë Arrëz. Avokatët dhe sekserët kërkuan para për lirimin e të arrestuarit në emër të gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë.
Në pjesën e parë të videos së shfaqur ditën e enjte, tregohen me emër avokatët sekserë, duke kërkuara para për gjykatësit e Gjykatës së Lartë. “Kryetari i trupit gjykues kërkon 2 mijë euro, ndërsa të tjerët nga një mijë, në total 6 mijë euro ose nuk e marrin përsipër. Ata kanë marrë përsipër ta lirojnë”, duket qartë duke thënë njëri prej sekserëve në kamera.
“Fiks-Fare”, në ditën e tretë të denoncimeve të korrupsioneve në drejtësi, gjithashtu është në gjendje të konfirmojë me zë dhe figurë se paratë u paguan, se cilët janë sekserët dhe se ku premtuan ata që do të çonin paratë.
Në dy ditët e para, kamerat tona demaskuan korrupsionin që kishte ngulur rrënjë në organet e drejtësisë në Pukë.
Në një çështje të dytë të dokumentuar nga kamerat e “Fiks-Fare”, përsëri në Gjykatën e Pukës ashtu si në dy ditët e para, shfaqen imazhet e negociatave për rryshfetin dhe për dorëzimin e parave për lirimin e një të pandehuri.
Çështja, e drejtuar nga gjykatësi Shtjefën Lleshi përfundon me ndryshimin e masës së arrestit, nga arrest me burg në detyrim paraqitje dhe me urdhërin e lirimit të menjëhershëm të të pandehurit pas dorëzimit të shumës së parave.
Tashmë, i takon Prokurorisë së Përgjithshme të zbulojë të gjithë lidhjet e aferave të denoncuara në ekranin e “Top-Channel” dhe te nise procedimin penal per pergjegjesit.
Sakaq, kryetari i Gjykates se Larte te cilit i eshte permendur emri ne emision, ka reaguar mbremjen e sotme:
Kryetari i Gjykates se Larte Xhezari Zaganjori, tha sonte se ai vlereson shume perpjekjet e emisionit Fiks Fare per te luftuar korrupsionin ne drejtesi.
Ai thotse se shpreh indinjaten e thelle per permendjen e emrit te tij nga dy persona qe jo vetem nuk i ka takuar kurre ndonjehere, por qe per here te pare ua degjon edhe emrin.
Zaganjori siguron cdo qytetar se ne te gjithe punen dhe veprimtarine e tij si Kryetar i Gjykates se Larte nuk do te mund te ndikohet asnjehere nga mashtrues, krimba apo seksere, te cilet nuk do te kene rastin kurre ta korruptojne edhe per problemin me te vogel ne ushtrimin e funksioneve te tij kushtetuese dhe ligjore.
Me kete rast Kryetari i kerkon Prokurorise te nise menjehere hetimet per zbulimin dhe denimin e te gjithe personave te perfshire ne aktet korruptive te permendura ne programet ne fjale.
Ai fton median dhe cdo qytetar qe te denoncojne me force cdo akt korruptiv ne fushen e drejtesise. Kurse shtoi se shpreh angazhimin e tij maksimal per te luftuar me force kete fenomen te shemtuar dhe shume te demshem per shtetin dhe shoqerine shqiptare.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





