

Tiranë, 28 nëntor 2013, NOa,al- Mbrëmjen e sotme, rreth orës 20:00, në kuadër të operacionit “Fund Marrëzisë”, policia e Tiranës, dhe më saktë, shërbimet e Sektorit për Krimin Ekonomik e Financiar, kanë nisur procedimin penal të 20 vjeçarit Kujtim Kola.
Pas informacioneve të marra nëpërmjet numrit 129, të vënë në shërbim të qytetarëve, policia ka bërë të mundur verifikimin dhe më pas konfiskimin e dy makinetave lojërash fati, të palicencuara dhe pacertifikuara, të cilat ishin në pronësi të 20 vjeçarit Kola.
Nën cilësinë e provës materiale është konfiskuar edhe një fushe bilardoje. Materialet do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Organizim i lotarive të palejuara” dhe “Fshehje e ardhurave”./a.s/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





