
Të dhënat po ngarkohen...

Mal i Zi, 28 nëntor 2013, NOA.al- Punëtorët e minierës së boksitit në Nikshiq të Malit të Zi, kanë ndërprerë ditën e sotme bllokadën e bërë në ndërtesën e drejtorisë.
Në këtë mënyrë ka vijuar normalisht eksportimi i lëndës materiale. Punëtorët janë shprehur të kënaqur nga bisedimet e zhvilluara në gjykatë.
Përfaqësuesi i organizatës sindikale të boksitit, Ilia Gjillas, ka deklaruar se punëtorët janë informuar sot në mëngjes për vendimin e gjykatës.
Sipas këtij vendimi, 310 punëtorët do të kthehen në punë, kurse procesi i prodhimit do të fillojë gjatë këtyre ditëve./a.s/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
