

Tiranë, 28 Nëntor, NOA.al – Kompania celulare Vodafone do të ofrojë shumë surpriza për 29 nëntorin. “Nata e Bardhë”, e cila është parashikuar ta gjejë Tiranën të ndriçuar në çdo kënd të saj, për të përfunduar në orët e para të së shtunës.
Teatrot, Kinematë, muzeu, baret e Tiranës, do të qëndrojnë hapur gjatë gjithë mbrëmjes, duke e kthyer natën në ditë për të gjithë kryeqytetasit. Kësaj tradite disa vjeçare të Tiranës nuk kishte si mos t’i bashkohej edhe kompania Vodafone Albania, e cila këtë vit ka rezervuar emocione unike për heronjtë e saj të së ardhmes.
Për ta bërë akoma më të gjallë dhe festive “Natën e Bardhë”, Vodafone i fton të gjithë të bëhen pjesë e një koncerti madhështor në orën 20:00 tek pedonalja në Bllok. Festë, Muzikë nga DJ dhe këngëtarë të njohur, aktivitete, lojëra dhe argëtim pa masë do të jenë kryefjala e këtij koncerti të jashtëzakonshëm në këtë natë të veçantë pa gjumë. Ashtu si në çdo festë, Vodafone gjendet gjithnjë pranë klientëve duke i servirur surpriza të shumta. /f.b/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





