Transmetuar më 28-11-2013, 16:58

Shkup, 28 nëntor, NOA.al – Ministrja e Brendshme e Maqedonisë, Gordana Jankullovska apeloi sot deri tek partitë politike dhe qytetarët që të mos shfrytëzojnë incidentet e fundit midis të rinjve për qëllime të politikës ditore dhe për udhëheqje të fushatave politike.

Kjo deklaratë e saj u ditur në seancën parlamentare, gjatë pyetjes së parashtruar nga deputeti  i Lidhjes Socialdemokrate (LSDM), Oliver Spasovski. Ai ka shtruar pyetjen nëse  ka zbuluar policia shkaqet e incidenteve të fundit midis të rinjve.

“Zbulimi dhe paraburgosoja e disa personave të dyshuar për incidentet nëpër autobusë përcjellë një mesazh të qartë deri tek të gjithë se dhuna nuk duhet dhe nuk guxon të jetë përgjigje ndaj këtyre situatave. Besoj se do t`i bashkëngjiteni thirrjeve të përbashkëta deri tek të rinjtë për tolerancë dhe mirëkuptim të ndërsjelltë, me qëllim të tejkalimit të të gjitha situatave konfliktuale theksoi ministrja Jankullovska.

Ajo theksoi se nga 132 raste të regjistruara të dhunës midis fëmijëve nëpër shkolla dhe autobusë urban, janë ngritur kallëzime penale ndaj 207 të miturve. Vetëm 35 prej tyre po ndiqen penalisht. Sipas saj, dhuna dhe incidentet e kësaj natyre po ndodhin kryesisht në Shkup. Incidentet e javëve të fundit kanë të bëjnë kryesisht me të rinjtë shqiptarë dhe maqedonas, kryesisht në kryeqendër. /n.p/f.b/ noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit