Transmetuar më 28-11-2013, 16:30

Fushë Prezë, 28 Nëntor, NOA.al – Një punishte është përfshirë nga flakët pak minuta më parë në Fushë Prezë. Burimet bëjnë të ditur për NOA se punishtja e drurit është mbuluar nga flakët, shkaqet e të cilave ende nuk dihen. Menjëherë janë lajmëruar shërbimet policore dhe dy mjete zjarrfikëse të repartit të Kamzës, janë nisur në vendin e ngjarjes. D

eri më tani nuk raportohen viktima apo të lënduar. Fushë Preza gjendet vetëm pak minuta larg kryeqytetit dhe ky fakt do të ndihmojë që automjetet e specializuara të arrijnë sa më shpejt në vendin e ngjarjes për të neutralizuar situatën. /f.b/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit