Transmetuar më 27-11-2013, 20:59

Duket sikur ka dalë nga ndonjë vend i thellë nordik. Kjo sipërfaqe prej 6 mijë metrash katrorë ndodhet në Jukkasjärvi, një vend i vogël jo shumë larg qytetit Kiruna, në ekstremin verior të Svezia, rreth 200 kilometra larg Rrethit Polar të Artikut.

Bëhet fjalë për Icehotel, një hotel i ndërtuar krejtësisht në akull dhe dëborë, duke filluar nga struktura e deri te mobiliet, përfshirë karriget, tavolinat e madje dhe shtratet. Nuk mungon asnjë lloj komoditeti, duke nisur nga hapësirat e gatshme për festa të ndryshme, si për martesa apo festime ditëlindjesh, e deri te gotat prej akulli.

Madje, nëse nuk e dinit, në të gjendet edhe një kishë e vogël në të cilën realizohen pagëzime të ndryshme të fëmijëve apo edhe martesat përpara zotit. Hoteli ndërtohet çdo vit në muajin e nëntorit, për shkak se gjatë verës, nga rritja e temperaturave, ai shkrin. Për të ndërtuar hotelin, hapet një kantier i madh i akullt, në të cilin marrin pjesë artistë nga vende të ndryshme të botës./a.s/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit