
Të dhënat po ngarkohen...

Tiranë, 27 nëntor 2013, NOA.al – Arben Potka, një nga gardianët e arrestuar për ngjarjen e ndodhur pak ditë më parë ë burgun e Drenovës, ka deklaruar para togave të zeza të Gjykatës së Korçës se e ka hapur derën nën kërcënimin e armëve. Gardiani ishte me detyrë në sektorin 3 të këtij burgu dhe është detyruar nga të dënuarit për t’i lënë të lirë.
Burimet bëjnë të ditur, se ai ka pohuar se nuk mund të kundërshtonte, sepse 7 të burgosurit ishin të armatosur dhe se kundërshtimi mund t’i merrte jetën. Pavarësisht deklaratave të tij, Gjykata e Korçës ka dhënë për Arben Potkën masën e sigurisë “burg pa afat”. /f.b/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
