Transmetuar më 27-11-2013, 15:57

Një grua nga Idaho, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka humbur vendin e punës pasi publikoi një fotografi “shokuese” në Facebook.

Bëhet fjalë për një fotografi në det me të fejuarin, veçse dora e tij është e vendosur në një pozicion aspak të pëlqyeshëm.

Kjo i ka ndodhur Loraine Cook, trainere në një skuadër basketbolli të femrave në lice, pasi postoi në Facebook fotografinë me të fejuarin, edhe ai trajner futbolli në të njëjtën shkollë.

Kjo fotografi u cilësua e papërshtatshme për shkak se duart e tij qëndronin mbi gjoksin e Loraine, duke shërbyer si shkak për ta hequr nga puna. Ndërsa i fejuari i saj Tom Harrison, u përball vetëm me një vërejtje. Ndërkohë Loraine e indinjuar e ka çuar çështjen në gjyq për të fituar të drejtën e rikthimit në punë./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit