Transmetuar më 27-11-2013, 15:48

Tiranë, 27 nëntor 2013, NOA.al- Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha deklaroi se fondi i garancive i vënë në dispozicion nga Bashkia e Tiranës, u ka dhënë mundësi të rinjve të parë që të përfitojnë kredi për hapjen dhe zgjerimin e aktiviteteve të tyre.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, ideatori i nismës për dhënien e kredive, deklaroi se përfituesit e parë janë 7 të rinj, ndërkohë që 50 kërkesa të tjera janë në shqyrtim nga banka që i ofron ato.

Basha tha se beson se në fillim të vitit të ardhshëm, shanset e të rinjve për të përfituar kredi do të pesëfishohen.

“Fondi i garancive të Bashkisë së Tiranës me këtë bankë ishte një milion euro dhe tashmë po fillojnë efektet me 7 të parat, 50 janë në shqyrtim, shpresoj edhe 150 të tjera të vijnë sa më parë, por brenda shkurtit, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me dy institucione të tjera të njohura financiare do të hapë një tjetër fond, 5 herë më të madh se sa ky që kemi në operim dhe që uroj që do të pesëfishojë shanset që tashmë ekzistojnë për të rinjtë e Tiranës, për sipërmarrësit e rinj të Tiranës, që të zgjerojnë bizneset ekzistuese apo të nisin bizneset e tyre të reja”, deklaroi Basha./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit