Transmetuar më 27-11-2013, 13:23

Bukuresht, 27 nëntor 2013, NOA.al- Kryeministri Edi Rama zhvilloi ditën e sotme një takim të veçantë me Kryeministrin e Kinës, Li Keqiang.

Gjatë këtij takimi, Kryeministri Rama theksoi rëndësinë e marrëdhënieve dypalëshe mes Shqipërisë dhe Kinës, si edhe prioritetin që qeveria shqiptare i ka dhënë projekteve rajonale në fushën e transportit, infrastrukturës dhe energjisë. Kryeministri Rama e njohu homologun kinez me reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare, si edhe me disa nga projektet kryesore në fushat e lartpërmendura.

Kryeministri i Kinës uroi zotin Rama për fitoren e zgjedhjeve dhe drejtimin e suksesshëm të qeverisë.

Li Keqiang vlerësoi marrëdhëniet e deritanishme mes dy vendeve dhe theksoi nevojën për nxitjen e tyre në fushën e tregtisë dhe industrisë.

Më parë, Kryeministri Rama ka zhvilluar disa takime dypalëshe edhe me Kryeministrin polak, çek, sllovak dhe estonez./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit