Transmetuar më 27-11-2013, 12:02

A e ka humbur Franck Ribery betejën për Topin e Artë, vështirë për t’u thënë në këto momente, por të dhënat e para, që zbulon francezja Le Monde në bashkëpunim me Bild, duket se nxjerrin jashtë gare futbollistin francez, citon Supersport.

Sipas të përditshmes gjermane, FIFA kishte planifikuar zhvillimin e një seti fotografik me francezin gjatë kësaj jave pikërisht në lidhje me garën për Topin e Artë, por qeveria e futbollit kontinental, ka shtyrë për momentin zhvillimin e këtij photo-shooting.

Gjithashtu siç raportojnë dy mediat e mëdha europiane, shkaku ka lidhje me faktin se preferenca e FIFA-s anon tashmë nga portugezi.

Për më tepër, Le Monde vë theksin te preferenca e organit më të lartë futbollistik në glob, duke e argumentuar atë dhe me faktin se ajo vetë ktheu votimin pas paraqitjes së Ronaldos në fazën e play-off të Botërorit, duke i lejuar të gjithë votuesit që të ndryshonin votën e tyre nëse dëshironin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit