Transmetuar më 27-11-2013, 11:28

Meshkujt dhe femrat kanë pishmanet e tyre sa i takon jetës seksuale. Atij i ngelet peng që nuk ka pasur marrëdhënie me më shumë persona, ndërsa asaj frika se mos ka gabuar.

Është ky zbulimi i një studimi të përqendruar mbi 25 mijë persona, i zhvilluar nga Universiteti i Texas dhe Ucla-California-Los Angeles University, i publikuar në revistën Archives of Sexual behavior.

Në klasifikimin e gjërave të mbetura peng meshkujt renditin, ndrojtjen, kurajën e munguar në rini dhe sa pak aventurierë mund të kenë qenë.

Ndërsa për femrat në krye të gjërave të mbetura peng është fakti se ka kryer raportin e parë seksual me partnerin e gabuar, ndërsa në vendin e dytë si pishman është raporti i kryer me një mashkull aspak tërheqës.

Sipas studimit thuhet se për meshkujt, humbja e rasteve për raporte të mundshme seksuale do të thotë se ka humbur shumë, ndërsa për femrat eksperiencat e gabuara lënë gjurmë./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit