

Puna përkthehet ndryshe në stres për 1 europian në 4. Bazuar nga të dhënat e Këshillit të Urdhrit të Psikologëve në Itali, më shumë se gjysma e ditëve të punës janë të mbushura me stres.
Për 7 punonjës italianë në 10, pjesa më e madhe e shkaqeve të stresit janë të lidhura me riorganizimin e punës dhe orët që kalohen në të.
Ndërkohë 6 në 10 shprehen se ndër shkaqet e stresit është edhe mbështetja e munguar nga ana e kolegëve dhe eprorëve.
Sipas Giuseppe Luigi Palma, president i këshillit kombëtar të psikologëve, theksohet se nevojiten përmirësime në ligj sa i takon kushteve të punës me qëllim mposhtjen dhe pakësimi ne stresit./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





