
Të dhënat po ngarkohen...








Kakavijë, 27 nëntor 2013, NOA.al- Policia kufitare e Kakavijës ka bërë të mundur zbulimin dhe sekuestrimin e 12.3 kilogramë lëndë narkotike të llojit marijuanë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë në kufi të një automjeti që drejtohej nga një shtetas i huaj, është konstatuar se në bagazhin e tij kishte lëndë narkotike marijuanë.
Burime zyrtare nga policia i thanë Noa.al, se në automjet udhëtonte si pasagjer edhe një shtetas tjetër i huaj.
Nga ana e uniformave blu u bë arrestimi në flagrancë i dy të dyshuarve, ndërsa u sekuestrua automjeti së bashku me bombolën e gazit me lëndë narkotike. /a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
