
Të dhënat po ngarkohen...

Fier, 26 nëntor 2013, NOA.al- Policia e Fierit ka arrestuar në flagrancë Hatem Saliaj, nën akuzën e plagosjes së rëndë me dashje.
60 vjeçari Saliaj, banues në Panahorë të Mallakastrës, akuzohet se ka goditur me thikë për motive të dobëta, qytetarin me iniciale T.H, të moshës 46 vjeçare, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin Rajonal Fier, në gjendje të rëndë, por jashtë rrezikut për jetën.
Policia tha se materialet proceduriale i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, për veprime të mëtejshme./a.s/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
