Transmetuar më 26-11-2013, 16:06

Mbledhja e Asamblesë së Pergjithshme të Komitetit Olimpik Europian e zhvilluar në datat 22-24 Nëntor në Romë, Itali, i shërbeu delegacionit të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, i kryesuar nga presidenti Viron Bezhani, për arritjen e marrëveshjeve të rëndësishme me partnerët europianë në kuadër të zhvillimit të sportit shqiptar.

Në një konferencë për shtyp të organizuar nga ambientet e KOKSH-it, presidenti Bezhani siguroi se ka marrë mbështetjen e plotë nga homologët e tij nga Azerbajxhani dhe Turqia për grumbullimin dhe stërvitjen e sportistëve shqiptarë në kushte shumë më të përshtatshme në këto vende.

Ndërsa për atleten elitare, Luiza Gega premtoi akordimin e një burse Olimpike, si dhe përgatitjen e saj fillimisht në Itali, në kushte ideale për arritjen e rezultateve më të larta sportive.

Sipas Bezhanit, është arritur një marrëveshje që brenda një kohe të shkurtër të mbërrijë në Shqipëri përfaqësuesi i Wada-s për Europën, Frederik Dance, i cili do të zhvillojnë një seminar trajnimi për paralandalinim e përdorimit të substancave të ndaluara në sport.

Presidenti i KOKSH-it zbuloi gjithashtu se institucioni që ai drejton ka gati projektin që do t’i vihet në tryezë Kryeministrit Rama, për ndërtimin e qendrës olimpike në ambientet e ish-kompleksit Dinamo.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit