Transmetuar më 26-11-2013, 15:58

Duket si pallat prona e re që David dhe Victoria Beckham kanë blerë në lagjen luksoze në perëndim të Londrës për 40 milionë sterlina, ose thuajse 50 milionë euro.

Bëhet fjalë për një vilë e cila përbëhet nga katër kate, me shtatë dhoma gjumi, pesë banjo dhe dy dhoma të dedikuara enkas për garderobën e Victora, e cila prej vitesh është bërë stiliste.

Përveç parave të shpenzuara për blerjen mësohet se do të shpenzohen 5 milionë sterlina për ristrukturimin dhe për ta bërë ndërtesën unike.

Do të ketë një garazh nëntokësor ku do të qëndrojnë makinat luksoze të David dhe një tunel sekret, nëpërmjet të cilit kalohet në një tjetër pronë.

Blerja e shtëpisë në Londër vjen pasi çifti Beckham shiti vilën e tyre në Hertfordshire, si dhe nënkupton një kthim përfundimtar në Britani, pas periudhës së kaluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit