Transmetuar më 26-11-2013, 14:59

Tiranë, 26 nëntor 2013, NOA.al- Kryetari i bashkisë së Tiranës Lulzim Basha në një ceremoni të veçantë me rastin e 101 vjetorit të ngritjes së flamurit në Tiranë, vlerësoi sakrificën e të parëve si gur themeli për përparimin e Shqipërisë drejt rrugës europiane.

Pranë mozaikut me flamurin kombëtar, kryetari i Bashkisë Lulzim Basha, përfaqësues të familjeve të firmëtarëve të pavarësisë, kryetari i Këshillit të Qarkut, prefekti i Tiranës, anëtarë të Këshillit Bashkiak, deputetë, etj përkujtuan sot këtë ditë, si një ndër më të rëndësishmet që i parapriu, shpalljes së pavarësisë.

“Kurajo, guximi dhe vendosmëria e përfaqësuesve të qytetarisë së Tiranës e mbajtën gjithmonë të pamposhtur këtë qytet, i cili sot qëndron denjësisht, si kryeqendra e kombit shqiptar. Mozaiku i rrallë me të cilin vitin e kaluar përjetuam në këtë vend momentin historik për Tiranën, ka në përbërjen e tij, gurë jo vetëm nga Tirana por nga të gjithë trevat shqiptare, sepse e tillë është edhe përbërja e qytetit sot”, u shpreh Basha.

Kryebashkiaku përsëriti zotimin e tij, të çdo bashkëpunëtori dhe të gjithë qytetarëve të Tiranës, për të qëndruar e punuar shumë për Shqipërinë e ëndrrave të çdo shqiptari./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit