Transmetuar më 26-11-2013, 12:49

San Antonio Spurs vazhdojnë të fluturojnë në NBA. Ekipi teksan regjistroi fitoren e 11-të radhazi në sezonin e rregullt, teksa mundi 112-93 New Orleans Pelicans, citon Supersport. Përballë publikut të tyre, kryesuesit e Divizionit të Jugperëndimit u ndihmuan dhe nga paraqitja e Manu Ginoblit, që e mbylli takimin me 16 pikë.

Argjentinasi që në periodën e parë shënoi dy tre pikësha, duke çuar teksanët në avantazh 19-10 në periodën e parë. Gjithsesi Pelicans arritën të ngushtonin diferencën me anë të Tyre ke Evans deri në 27-24.

Ky ishte rezultati më i ngushtë i takimit, pasi nga ky moment San Antonio Spurs thelloi gjithmonë e më shumë diferencën. Në pushimin mes dy pjesëve, Spurs vajtën me rezultatin 57-37, për një +20 që i jepte mundësinë të menaxhonin me lehtësi takimin.

Takimi mbajti të njëjtat ritme dhe në periodën e tretë, Patty Mills dhe Boris Diaw çuan rezultatin në 78-56, ndërsa një tjetër goditje e saktë për 3, ngriti diferencën në 81-56 për vendasit.

Një diferencë që u thellua në +26 pikë në fundin e periodës së tretë. Bellinelli gjithashtu kompletoi 32 pikët e tij në periodën e fundit të lojës, me shifrat finale që u ndalën në 112-93 për San Antonion në fund, për suksesin e 11-të radhazi të Spurs që konfirmon si një superfuqi në parketin e NBA.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit