Transmetuar më 26-11-2013, 10:18

Tiranë, 26 nëntor 2013, NOA.al- Policia e kryeqytetit ka bërë të mundur arrestimin e një 23 vjeçari nën akuzën e vjedhjes me anë të mashtrimit.

I ndaluari është Mariglen Lala me banim në Bathore dhe me precedentë penal.

Burime zyrtare nga policia i thanë agjencisë Noa.al se arrestimi i tij erdhi pasi ndaj tij ka depozituar një kallëzim penal një shtetas i cili deklaron se pranë liqenit artificial Lala me anë të mashtrimit i ka vjedhur disa aparate telefoni celular.

Nga hetimi i kryer ndaj tij, ka rezultuar është autor i dyshuar i shumë vjedhjeve të tjera kryesisht të banesave në kohë e vende të ndryshme në kryeqytet si në banesa dhe aktivitete të ndryshme./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit