Transmetuar më 25-11-2013, 19:27

Mali i Zi, 25 nëntor 2013, NOA.al- Punëtorët e minierës së Boksitit , të cilët për shkak të falimentimit të javës së kaluar kanë ngelur pa punë, kanë bërë të ditur ditën e sotme se, duke nisur nga nesër, do të bllokojnë pronën e ndërmarrjes duke kërkuar rikthimin në kushtet e mëparshme.

Përfaqësuesi i punëtorëve të tubuar,  Ilija Gjillas, ka theksuar se, kërkesën për punësimin e 310 punëtorëve dhe paralajmërimin e bllokadës, e kanë lajmëruar në takimin e sotëm me drejtorin në failmetim, Velko Rakoçeviç,.

Ky i fundit është shprehur se  respekton procedurën ligjore dhe se një vendim i tillë është jashtë  kompetencave  të tij.

Gjillas ka rikujtuar se kërkesat u janë drejtuar edhe Ministrisë së Ekonomisë dhe institucioneve tjera kompetente, nga të cilat presin ndihmë në tejkalimin e situatës në Minierën  e boksitit,  punëtorët  të cilët kanë 13 muaj pa marrë rrogat./a.s/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit