Transmetuar më 25-11-2013, 18:03

Korçë, 25 nëntor 2013, NOA.al- Grupi hetimor i ngritur për zbulimin e arratisjes së të burgosurve nga burgu i Drenovës, ka dhënë detaje mbi bashkëpunëtorët e të arratisurve. Ata janë Olsi Maçi dhe Albi Macini.

Sipas grupit hetimor, është bërë e ditur se dy bashkëpunëtorët kishin prerë me gërxhorë telat e burgut, ndërsa me vete kanë pasur edhe armë të tipit mitraloz.

Gjatë arratisjes, dy të rinjtë, Maçi dhe Macini, kanë mbuluar të burgosurit me të shtëna, duke goditur në drejtim të një prej kullave të vrojtimit.

Sipas grupit hetimor të Korçës, pas këtyre veprimeve, 7 të burgosurit ia kanë dalë të arratisen./a.s/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit