

Guardiola shpërthen me lojtarët e tij. Pavarësisht rezultateve pozitive që ka pasur nën drejtimin e bavazerëve dhe fitores 3-0 me Dortmundit, kohë të vështira parashikohen për futbollistët e klubit bavarez, citon Supersport.
Trajneri i kampionëve të Gjermanisë është irrituar së tepërmi me lojtarët e tij për rrjedhje të informacionit jashtë dhomave të zhveshjes para sfidës me verdhezinjtë e Klopp.
Bild publikoi në ditën e ndeshjes jo vetëm formacionin me të cilin trajneri do të luante, por gjithashtu dhe skemat që do të përdorte në mbrojtje dhe lëvizjen e skuadrës në fushë. Kaq ka mjaftuar që Pep të humbasë durimin duke u vënë tashmë në ndjekje të spiunit.
Sipas asaj që raporton po vetë Bild, Guardola i ka kërkuar drejtuesve dhe futbollistëve, që të gjejnë përgjegjësin që ka nxjerrë formacionin dhe ai të largohet urgjent nga skuadra. Në fjalën e tij në dhomat e zhveshjes, Guardiola i ka bërë të qartë lojtarëve se ai që ka spiunuar nuk do të veshë më kurrë fanellën e Bajernit, për sa kohë që ai do të jetë në krye të skuadrës.
Gjithashtu mësohet se spanjolli ka kontaktuar dhe një gazetar lokal duke ironizuar me të, aq sa i ka bërë ftesë në mbledhjet e tij taktike në mënyrë që ai të mos kontaktojë më me futbollistët e tij.
Për momentin nuk ka ende një emër konkret se nga ka rrjedhë informacioni, por e sigurtë është që kur ai të zbulohet me shumë gjasa do ta ketë përfunduar karrierën e tij me bavarezët.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





