Transmetuar më 25-11-2013, 11:13

Detroit Pistons fusin në krizë Brooklyn Nets duke i shkaktuar humbjen e pestë radhazi pas suksesit 109-97, që regjistruan brenda në “Barclay Center” të New York, citon Supersport.

Rezerva, Rodney Stuckey ishte lideri i ekipit nga Michigani, teksa shënoi 27 pikë për të tijët, që është dhe rezultati më i mirë sezonal për të duke eklipsuar madje dhe paraqitjen e Kevin Garnett.

Brooklyn që pritej të ishte një superfuqi nuk e kishte nisur mirë sezonin teksa nga 12 ndeshje kishte mundur të fitonte vetëm 3. Peroida e parë e lojës ishte e ekuilibruar, me Detroit që mundi të krijojë një avantazh prej vetëm një pike, pasojë dhe e dy goditjeve të sakta për tre të Johnson.

Muzika ndryshoi në pjesën e dytë, me Paul Pierce që vodhi skenën duke udhëhequr të tijët drejt një avatazhi 46-39, i cili u thellua deri para pushimit në shifrat 51-44.

Gjërat duket se po shkonin mirë për Nets, por Detroit u kthye në parket me një 15-4, aq sa avantazhi u thellua deri në 78-66 për ta.

Katër minuta nga fundi i ndeshjes, Brooklyn arriti të shkurtojë një defiçit prej 16 pikësh deri në shifrat 96-91, pas dy goditjeve të sakta për tre të Joe Johnson, që e mbylli takimin me plot tetë të tilla, për një maksimum pikësh sezonale prej 34.

Gjithsesi Detroit arriti të marrë sërish kontrollin e takimit me Stuckey që çoi shifrat në +7, ndërsa më pas Monroe hyri nën kosh për avantazhin 100-92. Në këto kushte nuk pati më kthim për Brooklyn, që u dorëzua përfundimisht në shifrat 109-97.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit