

Tiranë, 25 nëntor 2013, NOA.al- Komisioni i Ligjeve aty ku diskutohen disa nga projektligjet më të rëndësishme ka mbajtur 1 minutë heshtje për deputetin e ndarë nga jeta Sokol Olldashi, ndërsa ishin vendosur edhe lule.
Ky propozim u bë nga kryetari i këtij komisioni Fatmir Xhafa, i cili së bashku me anëtarët e tjerë të komisionit heshtën në nderim të kujtimit të kolegut të tyre.
Më tej edhe Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese ka mbajtur 1 minutë heshtje, duke u solidarizuar për deputeti i ndjerë.
Kujtojmë këtu se deputeti demokrat u nda nga jeta ditën e mërkurë në mbrëmje rreth orës 21:20, në rrugën interurbane dytësore, Tiranë – Elbasan, në Fshatin Kërrabë, pranë vendit të quajtur “Lapidari i Krrabës”.
Deputeti Olldashi po udhëtonte me mjetin e tij, autoveturë të markës “Benz Mercedez”, me targa AA 003 NH, teksa makina doli nga rruga.
Ekspertiza paraprake kryer nga Prokuroria dhe ekspertë të Policisë së Tiranës, ka arritur në përfundimin se shkak për aksidentin është bërë humbja e kontrollit të drejtimit mbi mjetin, e favorizuar nga kushtet e këqija të motit, si lagështira e madhe në rrugë për shkak të shirave të rrëmbyeshëm./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





