

Tiranë, 25 nëntor 2013, NOA.al- Gjatë një takimi të mbajtur për reformën në administratën publike, Ministrja për Inovacionin dhe Administratën Publike Milena Harito deklaroi se nuk do të ketë më vende pune me njohje dhe korrupsion.
Sipas saj çdo vend pune do të fitohet vetëm në sajë të konkurseve të pranimit për të punuar në administratë.
Harito theksoi se gjithçka do të bëhet në përputhje me ligjin dhe bazuar në reformën për administratën publike.
Nga ana e tij ambasadori i Bashkimit Europian në vendin tonë Ettore Seuqui, deklaroi se administrata nuk duhet të jetë e politizuar duke shtuar administrata ka rol të madh në demokraci, ndaj duhet të jetë e qëndrueshme.
Po ashtu ai përmendi rekomandimet e Komisionit Europian për reformë në administratë, duke thënë se interesi rreth kësaj çështje është i madh./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





