

Ndërkohë që Kate Middleton i është rikthyer jetës publike duke u shfaqur në vente të ndryshme plot stil dhe elegancë, motra e saj ka zgjedhur diçka më pikante për të rënë në sy, gjatë një mbrëmje bamirësie në Londër.
E ftuar nga Sugarplum Ball bashkë me të fejuarin Nico Jackson, Pippa Middleton është paraqitur me një fustan të zi i cili i ka lënë pa fjalë të gjithë të ftuarit.
Ndërkohë që e gjithë bota është duke shkuar drejt zhveshjes këto kohët e fundit, motra e Dukeshës së Kembrixhit, ia ka lënë në dorë të gjithë veshjen e vet, fantazisë krijuese të Emilia Wickstead, e cila është munduar të japë në veshjen e Middleton, efektin e lakuriqësisë.
Siç e përmendëm edhe më sipër, ajo ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve në këtë mbrëmje, por jo gjithmonë për mirë. Ka pasur nga ata që e kanë inkurajuar për një zgjedhje të tillë, por, pjesa më e madhe e komentuesve kanë qenë skeptikë dhe e kanë cilësuar si të papërshtatshme për një event si ai i Londrës.
Për më shumë foto ju ftojmë të klikoni galerinë./a.s/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





