Transmetuar më 24-11-2013, 15:37

Autoritetet në Amsterdam kanë arritur të vrasin dy zogj me një gur, duke zgjidhur më së miri problemin e plehrave në rrugë si dhe problemet e të pastrehëve të alkoolizuar.

Falë një ideje të Rainbow Foundation, ka nisur një projekt i veçantë i financuar nga shteti holandez si dhe nga disa fondacione.

Të pastrehët paguhen me birra në këmbim të pastrimit të rrugëve, duke iu dhënë pesë shishe me birrë në fillim të punës, me kusht që të pinë dy para nisjes së punës dy në drekë dhe një në darkë.

Kjo punë bëhet tre herë në javë dhe secili prej tyre merr 10 euro si dhe gjysmë paketë cigare.

Në vijim thuhet se kjo punë i limiton të pastrehë nga pirja i alkoolit si dhe marrin një ndihmesë ekonomike./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit